Institutit Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

03 shkurt 2018 | 16:29

Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka njoftuar se që nga orët e hershme të mëngjesit në vendin tonë kanë filluar reshje të dendura te shiut, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës duke shkaktuar formimin e shpejtë të rrëkeve në atë zonë dhe shkaktimin e vërshimeve të shpejta.

Ky institut njofton se pritet intensifikim i reshjeve fillimisht në këtë zonë e pastaj edhe në viset tjera të Kosovës, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit intensiteti i reshjeve në disa zona do të jetë rreth 25-40 mm/3h, ku si pasojë pritet edhe ngritje e niveleve nëpër rrjedhat lumore dhe dalje nga shtretërit e tyre në disa segmente lumore si dhe dëme të mundshme.

“Piku i niveleve më të lartë nëpër lumenj pritet të arrin sot nga ora 18 të cilët do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, kur edhe pritet që intensiteti i reshjeve të ulet deri në ndërprerje. Po ashtu në zonat e ndjeshme pritet të ketë edhe rrëshqitje te dheut”.

Në të gjitha vendmatjet hidrometrike tendenca e nivelit të ujërave është në ngritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Maqedonisë dje në dy raste të veçanta në…