KDI-ja: Partitë parlamentare të mobilizohen për thirrjen e seancës për dialogun

17 korrik 2018 | 18:38

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka ftuar partitë politike parlamentare të mobilizohen për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për fazën përmbyllëse të dialogut Kosovë-Serbi

Sipas KDI-së, faza përmbyllëse e dialogut Kosovë-Serbi është duke vazhduar me mungesë të theksuar të transparencës dhe pakoordinim të spektrit politik.

“Duke qenë se Kuvendi është institucioni më i lartë ligjvënës, i cili në fund do të jetë përgjegjës për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare dypalëshe, KDI-ja më 29 Maj 2018 bëri thirrje për një seancë të jashtëzakonshme në të cilët do të debatohej për platformën shtetërore rreth dialogut. KDI-ja shpreh mbështetjen për nismën e ndërmarrë nga grupi parlamentar i PSD-së për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi dhe fton partitë politike parlamentare të mobilizohen për të mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të ftuar këtë seancë”, është thënë në deklaratën e KDI-së.

Ky institut ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të vullnetit të popullit nuk mund të shmangen nga përgjegjësitë që lidhen me të ardhmen e procesit të dialogut me Serbinë.

“Platforma e shtetit të Kosovës duhet të përcaktohet në Kuvendin e Kosovës, duke i dhënë legjitimitet këtij procesi shtetëror përmes miratimit të një rezolute e cila do të përcaktojë edhe vijat e kuqe të Kosovës duke garantuar bashkërendim të institucioneve, gjithëpërfshirje, llogaridhënie dhe transparencë”, është thënë në këtë deklaratë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo i është larguar thashethemeve për ndarjen nga i dashuri…