Ky shtet ndalon përdorimin e kriptovalutave

23 prill 2018 | 11:11

Irani ka ndaluar përdorimin e kriptovalutave në banka dhe institucione tjera financiare.

“Përdorimi i Bitcoin-it dhe kriptovalutave tjera është ndaluar në Qendrën Monetare Shtetërore dhe institucionet tjera financiare”, është thënë në një deklaratë të Bankës Qendrore të Iranit.

Ky vendim ishte bërëve dije në dhjetor nga një komitet qeveritar, mirëpo tani është vënë në zbatim.

“Ndalimi është i nevojshëm, pasi të gjitha kriptovalutat kanë kapacitet për t’u përdorur në financim të terrorizmit apo për transferim të parave të kriminelëve”, është thënë në deklaratën e Bankës  Qendrore.

Disa individë iranianë i konsiderojnë kriptovalutat si mundësi për tejkalim të vështirësive të lidhura me sanksione ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët kinezë kanë bërë me dije se 32 turistë kinezë…