Lluka: 57 për qind e ujit të pijshëm humb gjatë shpërndarjes

09 Shkurt 13:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, kanë vizituar Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” (KUR) ku janë pritur nga Kryeshefi ekzekutiv, Ilir Abdulla

Më pas ata kanë vizituar fabrikën e ujit në fshatin Shkabaj. Lluka pas takimit, deklaroi se janë të përkushtuar që të investojnë në humbjen sa më të vogël të ujit që sipas tij, janë 57 për qind e ujit që humbet gjatë procesit të shpërndarjes.

Sipas tij, kjo humbje kryesisht bëhet për shkak të kyçësve ilegal si dhe të matësve që mund të mos e matin mirë. “Diskutuam problemet e inkasimit, e  që është i kënaqshëm deri diku për shkak se përfshihen edhe rasteve sociale që nuk paguajnë, por që deri më tani nuk ka ndonjë plan deri më tani për mbulimin e këtyre shpenzimeve. Poashtu është edhe humbjet që janë 57 për qind diku dhe jemi duke shikuar metodat pra një plan se si zvogëlojmë këto humbje”, ka thënë Lluka.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës Selim Pacolli, deklaroi se së bashkë me qeverinë janë duke punuar që të gjithë qytetarët të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Ndërsa,  kryeshefi ekzekutiv i KRU ”Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka deklaruar se janë të kënaqur me furnizimin deri më tani, por se shpreson që edhe më tutje të punohet në mënyrë që të zvogëlohen humbja e ujit. “Ajo çfarë ne na intereson është që konsumatorët t’i shlyejnë obligimet që i kanë ndaj ujësjellësit dhe të ketë furnizim të mjaftueshëm. Pra hap i yni është që të gjitha kyçjet ilegale të hiqen dhe të mos ketë kyçje ilegale pasi ato na dëmtojnë”, deklaroi Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Me 40 vota për, 10 kundër dhe 13 abstenime, deputetët…