Matuidi kërkon nga Pogba të rikthehet në Juventus

16 korrik 2018 | 13:57

Pas fitores së djeshme të Francës kundër Kroacisë me rezultatin 4-2 në finalen e Botërorit “Rusia 2018”, Blaise Matuidi i ka kërkuar Paul Pogbas që të rikthehet në Juventus.

Pogba ka shënuar njërin nga katër golat e Francës në finalen e Kampionatit Botëror kundër Kroacisë.

Gjatë festimeve të francezëve në dhomën e zhveshjeve, Pogba ka shkuar drejtpërdrejtë në “Instagram” dhe pastaj i është bashkuar Matuidi, duke i thënë që të rikthehet në Juventus.

Ndërsa, Pogba i është përgjigjur duke i thënë: “Oooh, ‘Zonja e Vjetër’, ‘Zonja e vjetër’”.

Momentalisht, Pogba është lojtar i Manchester Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele Rugani nuk do të qëndrojë më te Juventusi. Qendërmbrojtësi…