Ministri Lekaj për autostradën Prishtinë-Mitrovicë: Do të përfundojë brenda dy vitesh

14 korrik 2018 | 19:30

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se projekti i autostradës “Tre Heronjtë-Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të përfundojë brenda dy vitesh edhe pse ishte lënë në harresë në vitet e kaluara.

Lekaj i ka falënderuar banorët e pronave që prekën nga kjo autostradë për mirëkuptimin e tyre që ky projekt të vazhdojë së implementuari.

“Projekti që ka nisë së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhrosur po behët realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha” do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës. Banorët e pronave që prekën nga autostrada Prishtinë – Mitrovicë, i falënderojë për mirëkuptimin e tyre, që projekti të vazhdojë së implementuari. Me pamjet e këtij projekti ju dëshirojë të gjithëve një fundjavë të mirë!”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se…