Ministri Rikalo premton përkrahje për bujqit e dëmtuar nga vërshimet

05 shkurt 2018 | 13:56

Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë.

Është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…