Ndeshja Real Madrid-Liverpul do të gjykohet nga serbi Millorad Mažić

07 maj 2018 | 23:54

UEFA ka caktuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë finalet e mëdha të fundmajit në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Europës. 

Nga emrat e mëdhenj të arbitrimit nuk ka qoftë asnjë që do të najë drejtësinë, por edhe ata që ka caktuar UEFA janë me mjaft eksperiencë.

Por UEFA ka përzgjedhur një emër të papritur për finalen e 26 majit në Kiev. Ndeshja Real Madrid-Liverpul do të gjykohet nga serbi Milorad Mazziç, i cili është zgjedhur për këtë finale. 

45-vjeçari këtë vit ka gjykuar 4 ndeshje në Champions, të gjitha në fazën me grupe (mes tyre Roma-Atletiko Madrid dhe Juventus-Barcelona). Ne verë do të jetë në Rusi, në Botëror.

UEFA ka bërë të ditur edhe emrin e holandezit Bjorn Kuipers për finalen e Europa League mes Olimpikut të Marsejës dhe Atletikos së Madridit, që do të luhet më 16 maj në Lion. Për Kuipers do të jetë finalja e dytë e Europa League, pas asaj të 2013-shit me Çelsit dhe  Benfikës.

Ai është arbitër ndërkombëtar që në vitin 2006. Në 2014-ën ka drejtuar finalen e Championsit Real Madrid-Atletiko Madrid. 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih…