PDK-ja në Skenderaj: Do ta mbështesim çdo iniciativë të Bekim Jasharit

06 Shkurt 17:35

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj ka njoftuar opinionin publik lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ku kjo parti ka numrin më ta madh të asamblistëve komunal.

Kjo parti ka vlerësuar se nuk është pajtuar me mënyrën e thirrjes së seancës së sotme të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Pavarësisht kësaj, Dega e PDK-së në Skenderaj, ka bërë me dije se do ta mbështesin çdo iniciativë të kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari.

“E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt”, është thënë në njoftimin e Degës së PDK-së në Skenderaj.

Njoftimi i plotë i Degës së PDK-së në Skenderaj:

Sqarim publik në lidhje zhvillimit në Kuvendin komunal të Skenderajt

Më qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve të Skenderajt, të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së në Skenderaj dhe opinionit publik në përgjithësi, Dega e PDK-së në Skenderaj informon me sa vijon:

Grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt në seancën e mbajtur më 30 janar 2018, ka lëshuar seancën si veprim politik dhe nuk është pajtuar me formën dhe proceduarën e zgjedhjes së komiteteve të përhershme si organe të Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Thirrja e seancës së njëjte nga kryesuesja e Kuvendit duke ditur apriori vendimin e grupit të asamblistëve të PDK-së dhe duke llogaritur në votat e një pjese të opozitës (votues të saj), është tregues i qartë i joprofesionalizmit, papërgjegjësisë dhe papërvojës së studentes së arkitekturës.

E gjithë kjo marrë parasysh procedimin e çështjeve pronësore pa u konstituuar organet e Kuvendit siç është Komiteti për Politikë e Financa.

E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt.

Grupi i asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Skenderajt nuk do të bie pre e etiketimeve dhe presioneve e publike e jo publike që po u bëhen anëtarëve të tij, për të përkrahur punën e kryesueses së Kuvendit Komunal që po vepron në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore të saj dhe duke bërë veprime të jashtëligjshme.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka…