Raikkoneni: Do t’jua tregoj historinë time

14 shkurt 2018 | 10:55

Me titullin “Do t’jua tregoj historinë time” do të dalë në treg në muajin gusht biografia e pilotit finlandez të Formulës 1, Kimi Raikkonenit.

Në libër, kampioni i Botës në vitin 2007 do të tregojë shumë nga përvojat e veta. Kjo biografi pritet me interes pasi Kimi Raikkoneni është një nga pilotët më të mbyllur.

“Idealja do të ishte sikur të pilotoje një makinë F1 në mënyrë anonime. Një i panjohur mund të rruhet ose ta presë barin, por nuk mund të pilotojë një makinë garash”, shpjegon në libër Kimi Raikkonen. Për librin thuhet se është “i egër, humoristik dhe mallëngjyes, që i hap derën e argëtimit atyre që nuk janë të interesuar për makinat”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati  në…