Rama për gazetën greke: Çamët janë shqiptarë dhe kanë të drejtat e tyre

06 Shkurt 18:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e çamëve në një intervistë dhënë për gazetën greke “Ta Nea”.

Rama ka theksuar se nuk mund te pranohet pozita e sotme e këtyre njerëzve që kanë të drejtat e tyre.

“Unë nuk besoj se çdo person i matur do të pajtohej me pozitën që këta njerëz kanë të drejtë për të udhëtuar dhe për të vizituar Greqinë, apo që ata dhe fëmijët e tyre duhet të jetë në gjendje për t’i kërkuar të drejtat pronësore nëpërmjet gjykatave si normalisht ka te drejte çdo qytetar evropian”, ka thënë Rama.

“Çamët kanë të drejtat e tyre dhe nuk mund te ndalohen për të drejtat e tyre. Nuk mund të imagjinohet që në shekullin e 21 disa njerëz nuk mund të hyjnë dot në Greqi”, ka theksuar Rama.

Në të njëjtën kohë, Rama ka theksuar se “jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje për kufijtë detarë që do të jetë një marrëveshje e drejta për të dyja vendet, Shqipërinë dhe Greqinë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se strategjia e…