Tahiri: Fuqizimi i sundimit të ligjit, parakusht për zhvillimin e bizneseve

22 maj 2018 | 14:52

Fuqizimi i sundimit të ligjit është një parakusht themelor për një biznes të shëndetshëm dhe të zhvilluar në Republikën e Kosovës.

Kështu ka thënë të martën në Mitrovicë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë takimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Odës Ekonomike Amerikane dhe me bizneset nga rajoni i Mitrovicës.

Ministri Tahiri ka thënë se problemet e deritashme të bizneseve të cilat ndërlidhen me drejtësinë nuk janë të vogla.

Sipas tij, pikërisht për këtë arsye është filluar me një reformë të rëndësishme që ndërlidhet me gjykatat të cilat ndajnë drejtësi për bizneset.

Ai ka theksuar çështjen nëse Kosovës i nevojitet një Gjykatë komerciale, për të cilën ka thënë se është duke u trajtuar me shumë vëmendje nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…