Vidhet shishja e vodkës ruse, kishte vlerë 1.3 milion dollar

03 Janar 21:39

Një pronar i një lokali danez ka thënë se i është vjedhur një shishe e veçantë e vodkës ruse, e cila kishte vlerë 1.3 milion dollar.

Policia në Kopenhagë ka konfirmuar se më 3 janar, një hajn ka hyrë në lokalin ‘Café 33’ dhe ka vjedhur një nga shishet e koleksionit.

Shishja ishte e krijuar nga tre kilogramë ari dhe tre të tjerë argjend.

“Atë shishe e kam siguruar nga fabrika Dartz, e cila krijon veturat dhe vodkat më të shtrenjta. Ajo ka qenë pjesë e koleksionit tim për gjashtë muaj, mirëpo jo më”, ka thënë pronari Brian Ingberg.

“Natyrisht jam shumë i shqetësuar. Ajo ka qenë kremi mbi tortë në koleksionin tim. Nga 1,200 shishet që posedoj, ajo ka qenë shumë e veçantë për mua”, ka thënë Ingberg, transmeton REL.

Shishja ka fituar vëmendje pasi është shfaqur në serinë televizive amerikane “House of Cards”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sipas France Football, Leicester City është i gatshëm të shesë…