​Arifi: Taksa s’do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën

29 nëntor 23:22

Shefi i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se taksa për produktet me origjinë serbe, nuk do të hiqet për shkak të ultimatumeve të Serbisë dhe as të presioneve ndërkombëtare.

Ai ka deklaruar se presioni që po i bëhet Kosovës do të ishte mirë që adresë ta kishte Serbinë, e cila nuk i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. Sa i përket dialogut teknik, ai tha se është klinikisht i vdekur.“Taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe ishte e pa shmangshme, për shkak të veprimeve te Serbisë, por ajo nuk është e drejtuar ndaj qytetarëve serb te Kosovës, të cilët po vazhdojnë të instrumentalizohen nga Beogradi”, u shpreh ai.

Duke komentuar reagimet lidhur me taksën, Arifi tha se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh Kosovën e pavarur, edhe përkundër presionit dhe thirrjeve ndërkombëtare si dhe ultimatumeve të Serbisë. Sipas tij adresë për reagim të BE-së,zonjës Mogerini dhe presioneve të tjera ndërkombëtare do të duhej të ishte Serbia e jo Kosova. Arifi tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me askënd nga miqtë ndërkombëtar për taksën, derisa e pranoi se nuk do të jetë e lehtë të mbahet kjo masë por tha se qeveria është e vendosur për këtë. Shefi i delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, tha se dialogu teknik ka vdekur klinikisht për fajin e Serbisë e cila nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje të arritur. Arifi tha se vetëm nga moszbatimi i marrëveshjes për energjinë Kosova ka humbur nga 30 milionë euro në vit, ndërsa 12 milionë euro janë humbur donacione për ndertimin e pikave të përbashkëta kufitare./RTK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani i kancelares gjermane, Angela Merkel, që ishte nisur nga…