​Rama sot në Bruksel

01 mars 08:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Sipas TCh, Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Ata fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punë të Jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë 7 mijë e 782 raste aktive me…