​​Entuziazëm për marrëveshjen e tregtisë së lirë

22 gusht 2018 | 22:21

Administrata amerikane e Donald Trump shfaqi një entuziazëm të vërtetë ndaj idesë për një marrëveshje të tregtisë së lirë mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-së menjëherë pas Brexit, vlerësoi sot shefi britanik i diplomacisë në përfundim të një vizite në Uashington.

“Bisedimet tona kanë treguar një entuziazëm të vërtetë nga ana e administratës amerikane, duke filluar nga presidenti, për arritjen e një marrëveshje të këmbimit të lirë amerikano-britanik sa më shpejt të jetë e mundur pas daljes nga Bashkimi Evropian. Kjo do të jetë në përfitim të sipërmarrjeve nga të dyja anët e brigjeve të Atlantikut”, tha Jeremy Hunt.

Në një deklaratë diskrete, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që priti të mërkurën në mëngjes Jeremy Hunt, konfirmoi se ka përshëndetur bashkë me homologun e tij perspektiven e një marrëveshje të ardhshme të tregtisë së lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot për mundësinë e një "valë…