​Familja dhe avokati i Astrit Deharit: Provat e dërguara në Zvicër ishin të manipuluara

14 prill 2022 | 19:39

Avokati Tomë Gashi së bashku me prindërit e Astrit Deharit, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë kanë deklaruar se ekspertiza plotësuese e Institutit Zviceran për vdekjen e Astritit ka vërtetuar se provat e dërguara kanë qenë të manipuluara dhe të dëmtuara.

Në një konferencë për medie, avokati Tomë Gashi ka theksuar se komunikata e Prokurorisë Speciale e dërguar rreth kësaj ekspertize është e dëmshme për hetimin e vrasjes së Deharit.

Ai derisa ka paraqitur disa nga provat që ishin dërguar Institutit Zviceran, tha se provat janë të manipuluara.

“Kushdo që e sheh këtë komunikatë të Prokurorisë së Shtetit, është e dëmshme fillimisht për vetë hetimin e rastit të vrasjes së Astrit Deharit. Ne jemi të befasuar se si Prokuroria Speciale e Kosovës vepron njëjtë sikurse Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me ish-prokurorin e atëhershëm. Ne mund t’ju sqarojmë se kushdo që e sheh këtë ekspertizë plotësuese, kjo nuk mund të kuptohet nëse nuk i analizojnë ekspertizat e mëhershme që kanë qenë të shtatorit 2019, që ka qenë Instituti i njëjtë zviceran… Në këtë ekspertizë shtesë vërtetojmë se të gjitha këto prova që i ka dërguar prokurori i çështjes apo kushdo që i ka dërguar në Institutin Zviceran kanë qenë të manipuluara dhe faktikisht nuk janë ruajtur dhe këta nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të tjera dhe janë kërkuar të bëhen gjurmë gjenetike, toksikologjike dhe kapilarëve gjurmë të gishtave. Këtu kemi të bëjmë me katër prova që janë dërguar në Zvicër. Kemi të bëjmë me këtë shishe, e cila është përdorur në rastin e vrasjes së Astrit Deharit dhe faktikisht është emëruar si prova numër pesë. Në ekspertizën shtesë thuhet se ka qenë e pamundur që të gjejë gjurmë daktiloskopike për shkak të paketimit sepse është dërguar me letë dhe në ekspertizën shtesë thuhet se gjurmë kapilare nuk kanë mund të gjenden sepse ato thjesht janë fshirë”, ka thënë avokati Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-komandanti i…