
Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen
07 tetor 2021
| 20:08
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për t’u vaksinuar kundër sëmundjes së rrezikshme të koronavirusit.
Në një postim të Ambasadës Amerikane në “Twitter”, thuhet vaksinat janë mbrojtja e vetme kundër Covid-19.
“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër Covid-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.