
Italia me masa të reja kundër Covid-19
Roma zyrtare njoftoi sot se do të mbyllë disko-klubet në ambient të hapur dhe se bartja e maskës do të jetë e detyrueshme në mbrëmje në vende publike, në përpjekje për të parandaluar një valë të re të përhapjes së Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza nënshkroi sot një dekret që hyn në fuqi të hënën, duke urdhëruar që maska të bartet në publik nga ora 18.00 deri në 06:00, në vendet ku “grupet po formohen”.
Dekreti mbyll punën e disko-klubeve të natës në hapësirë të hapur, ndërsa ato në ambiente të mbyllura as nuk u hapën pas heqjes së “bllokimit”.
Ndërsa, përhapja e epidemisë po kërcënon në disa vende evropiane, Italia, relativisht e kursyer, po përpiqet të parandalojë një përparim veror pranë Ferragosto.
Qeveria ka frikë se jeta e natës, në një aktivitet të plotë gjatë Ferragosto, do të kontribuojë në një shpërthim të virusit.
Ekziston një konflikt midis qeverisë dhe rajoneve për çështjen e disko-klubeve, të cilat janë plot me vizitorë gjatë kësaj periudhe.
Italia, vendi i parë evropian që u godit rëndë nga epidemia, regjistroi 254 mijë raste me COVID-19 dhe më shumë se 35 mijë vdekje. /KP/