​Peruja shkatërron 25000 hektarë plantacione me bimë narkotike

11 dhjetor 2019 | 19:45

Autoritetet peruane njoftuan sot se kishin shkatërruar më shumë se 25000 hektarë me bimë narkotike (Erythroxylon coca), e mbjellë ilegalisht në luginat ku operojnë trafikantët e drogës.

Kulturat e paligjshme ishin mbjellë në luginën Huallaga dhe në një rrip të xhunglës që përfshin rajonet Ayacucho, Huancavelica, Cuzco dhe Junin.“Dëshiroj të përshëndes policinë, ushtarakët dhe punonjësit e Projektit social për kontrollin dhe reduktimin e kulturave të paligjshme, të cilët me punën e tyre, sakrificat dhe heroizmin e tyre kanë tejkaluar objektivat”, deklaroi ministri i Brendshëm peruan, Carlos Moran.  Peruja është, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, një prej prodhueseve më të mëdha botërore të kokainës, sipas OKB-së./ATSH/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve…