​Vjedhja që përfundoi me përleshje mes hajdutëve dhe policisë në Dobërdol

14 janar 2022 | 08:01

Një vjedhje që përfundoi me përleshje me armë në mes të hajdutëve dhe policisë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Hajnat kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë derisa ndërsa ishin duke ikur, pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, pasi hajdutët filluan të ikin arave kur policia tentoi t’i arrestonte.

Merret vesh se asnjë zyrtar policor nuk ka mbetur i lënduar, por as autorët e vjedhjes nuk janë kapur.

Klan Kosova raportoi se në momentin kur hajnat kanë hyrë në shtëpi familjarët nuk ishin aty.

Këta të fundit e kishin kuptuar që ishin bërë cak i vjedhjes vetëm kur i kishin kontrolluar kamerat e sigurisë përmes telefonit.

Pasi kanë parë që dikush ka hyrë në shtëpi, menjëherë e kanë telefonuar policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hajdutët kanë arritur të vjedhin ari dhe gjëra me vlerë në këtë familje./KP/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 13 janar, njësitet…