
Zjarret në Australi kanë zhdukur mbi një miliard kafshë
07 janar 2020
| 19:24
Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur nga zjarret, që dogjën 8,4 milionë hektarë në të gjithë Australinë, sipërfaqe kjo e barabartë me territorin e Austrisë, vlerëson “WWF Australia”.
“Shifrat e kafshëve të zhdukura, nga zjarret që po shkatërrojnë Australinë, janë përllogaritur duke përdorur një metodologji, që vlerëson ndikimin e shpyllëzimit mbi faunën australiane”, shpjegoi WWF. Sipas kësaj shoqate, bëhet fjalë për një apokalips./ATSH