1 000 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Sudan

02 shtator 2025 | 07:57

Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1 mijë njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit.

Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe “rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC.

Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) i detyroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia serbe mbrëmë përdori granata zhurmuese dhe shkopinj gome për…