1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë e Kosovës

18 shkurt 18:01

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Japonisë për dhënien e grantit shtetëror për Ministrinë e  Shëndetësisë së Kosovës,  është nënshkruar të dielën nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili  dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ky grant është shumë i rëndësishëm dhe do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në nënshkrimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. “ 1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor. Faleminderit Japoni”, shkroi Imsaili në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare…