1 192 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

15 korrik 2020 | 13:01

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë se rritja e rasteve me Covid-19 në Prishtinë mbetet shqetësuese.

Gashi ka theksuar se aktualisht në kryeqytet janë 1 mijë e 192 raste aktive, ndërsa kanë përfunduar me fatalitet 21 qytetarë.

“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShPK-ja dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 mars deri sot kemi 1 629 raste me Covid-19 prej të cilave 1 192 raste janë ende aktive. Kemi 416 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 21 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D/ Epoka e re)

Qytetarë të nderuar,Përhapja e shpejtë e virusit dhe numri i shtuar i rasteve të reja me #covid19 janë…

Publiée par Bujar Gashi sur Mercredi 15 juillet 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka…