
1 266 raste të reja me Covid në Kosovë
05 gusht 2022
| 12:54
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 3 609 testime kanë konfirmuar 1 266 raste të reja me Covid.
Në këtë periudhë kohore nuk ka pasur persona të vdekur nga ky virus.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 606 persona, ndërkaq raste aktive janë 9 252.
Brenda 24 orëve janë vaksinuar vetëm 64 persona.