
1 326 gjoba në trafik për 24 orë nga Policia e Kosovës
25 maj 2025
| 09:45
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 34 kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 4 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.