1, 485 raste aktive me Covid në Kosovë

18 tetor 2020 | 09:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të shtunën se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 28 mostra, nga të cilat 148 kanë rezultuar pozitive, ndërkaq 56 persona janë shëruar, raporton “Epoka e re”.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste.

Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar. Kurse, raste aktive janë 1,485.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485”, thuhet në njoftimin e Institutit të Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialiste teksa përgatitet për zgjedhjet e reja të 25…