1.5 milion të infektuar me koronavirus

09 prill 2020 | 08:41

Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, numri i përgjithshëm i personave të prekur me COVID 19 në botë është 1 500 830. Ndërsa i të vdekurve ka shkuar në 87 706 dhe i të shëruarve në 317 855. ShBA-ja ka numrin më të madh të të prekurve me 423 135 pacientë. Ndërsa numrin më të madh të vdekjeve e mban Italia me 17 669 dhe të shëruarve Kina me 77 567. Në Kosovë deri tani janë shfaqur 184 raste me COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Infermierëve ka publikuar një dedikim për infermieren Remzije…