1 500 raste të reja me kancer në Kosovë

04 shkurt 2020 | 16:36

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar raportin e punës, me rastin e shënimit së Ditës Botërore Kundër Kancerit.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja me kancer në Kosovë.

Duke i paraqitur në mënyrë tabelore, Kurtishi ka thënë se dominon kanceri i gjirit dhe kanceri në mushkëri. “30-35 gra në muaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit. Brenda vitit janë paraqitur 378 raste të reja. Kanceri i mushkërive më së shumti ka prekur gjininë mashkullore, me një numër prej 228 rastesh”, ka thënë Kurtishi.

Në bazë të regjistrave të punës, me kancer gastrointestinal janë paraqitur 352 raste, me kancer urogjenital/gjinekologjik 390, me kancer në kokë dhe qafë 237 dhe me kancer gastrointestinal 352 raste.

Gjatë vitit 2019, Klinika e Onkologjisë ka ofruar 217 mijë e 143 shërbime të kimioterapisë. Ndërsa, sa i përket radioterapisë, janë ofruar 26 mijë shërbime në kujdesin paliativ dhe kurativ.

Kryetari i Shoqatës se Oftamologëve, Arben Bislimi, ka thënë se 1/3 e sëmundjeve të kancerit mund të parandalohet, nëse trajtohen me kohë. “9.6 milionë njerëz vdesin nga kanceri në botë. 1/3 e kësaj sëmundjeje mund të parandalohet me trajtimin e hershëm. Gjithmonë do të ofrojmë asistencën tonë, sepse vetëm bashkë mund t’ia dalim”, është shprehur Bislimi.

Nafije Latifi, themeluesja e shoqatës “Jeta Vita”, njëherësh edhe paciente që i mbijetoi kancerit, rrëfeu situatën, në të cilën gjendet një pacient me këtë sëmundje. “E di se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi jonë ka qenë vetëdijesimi i gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku. Paraqitja e hershme e lehtëson trajtimin. Nëse realizohen synimet e Onkologjisë, atëherë pacientët do të jenë të kënaqur me trajtimin”, ka thënë Latifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një…