
1 Maji në Stamboll – Policia përleshet me protestuesit, më shumë se 400 të arrestuar
Mbi 400 persona janë arrestuar ditën e sotme në Stamboll, Turqi pas protestave masive të mbajtura ditën e sotme në qendër të qytetit.
Dhe njëherë qyteti u çua në demostrata për të kërkuar kushte më të mira në punë, paga më të larta, por gjithashtu të motivuar dhe nga arrestimi i kryebashkiakut të qytetit, Ekrem Imamoglu.
Tubimet ishin organizuar nga artia kryesore e opozitës dhe sindikatat në anën aziatike të qytetit. Që prej ditës së djeshme, autoritetet bllokuan me barriera rrethuese sheshin Taksim, e njohur ndryshe si pika kryesore për mbajtjen e protestave masive qytetare.
Sipas asaj që raportohet në mediat turke, rreth 400 persona u arrestuan nga policia teksa po përpiqeshin të marshonin në drejtim të sheshit Taksim.
Mes të arrestuarve numërohen dhe 30 anëtarë të Partisë së Lirisë të Popullit, të cilët u përpoqën të thyenin barrierat rrethuese.