‘1-shat’ e hipin çmimin në 1 euro pas rritjes së naftës (video)

09 mars 2026 | 16:10

“1-shat” apo taksistët që operojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, kanë rritur çmimin në 1 euro.

Siç raporton “Klan Kosova”, shoferët kanë deklaruar se ngritja e çmimit nga 0.70 euro në 1.00 euro vjen për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Sipas tyre, ky vendim ka erdhur detyrimisht pasi nuk mund të mbulojnë shpenzimet e tyre gjatë operimit Prishtinë-Fushë Kosovë, dhe anasjelltas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se…