
1-shi në futboll, 5-shi në politikë, Kushtrim Mushica kandidat për asamblenë komunale
10 tetor 2025
| 15:33
Legjenda e futbollit kosovar, Kushtrim Mushica për herë të dytë është kandidat për asamblenë komunale të kryeqytetit. Mushica është në listën e AAK-së dhe bartë numrin 5 edhe pse në futboll ishte 1-shi. “Sot jam sërish kandidat për asamblenë komunale të kryeqytetit, me listën e AAK-së, me numrin 5, për të mbrojtur interesin tuaj dhe për të vazhduar punën për një Prishtinë më aktive. Le ta bëjmë ekipin tonë fitues”!, shkruhet në postimin e ish-portierit të shumë klubeve në Kosovë. Kushtrim Mushica së fundmi ishte si anëtar i asamblesë, por edhe drejtor i Sportit në Komunën e Prishtinës, duke punuar për sportin dhe për qytetarët.