10 futbollistë që ishin të pasur para se të bëheshin të famshëm
Të gjithë e dimë se një futbollist profesionist, i cili luan në kampionatet e vendeve të zhvilluara, është i pasur, pavarësisht faktit se mund të jetë lojtar mesatar ose mund të jetë një nga ata që “ngroh” stolin.
Kontrata e parë profesioniste është ajo që të bën të pasur menjëherë, por ka edhe nga ata futbollistë që kanë pasur shumë të ardhura edhe kur nuk i njihte askush.

Andrea Pirlo ka lindur në një familje shumë të pasur. Babai i tij është sipërmarrës në Breshia

Hugo Lloris vjen nga një familje e lartë në Nisë të Francës. Babai është bankier, ndërsa nëna është avokate

Al-Saddi Gaddafi është djali i ish-liderit të Libisë, Muammar Gaddafi

Mario Gotze është djali i Jurgen Gotze, profesor i Universitetit të Teknologjisë së Dortmundit

Ciprian Marica e ka babain një nga tregtarët më të pasur rumunë

Mido është djali i një ish-futbollisti dhe biznesmeni të suksesshëm

Robin van Persie vjen nga familje artistësh. Babai është skulptor, ndërsa mamaja është piktore dhe mësuese

Ndryshe nga shumica e brazilianëve, Kaka nuk ishte i varfër. Babai ishte inxhinier, ndërsa namaja ishte mësuese

Frank Lampard e ka pasur babain ish-futbollist të famshëm të West Ham

Gerard Pique është djali i një sipërmarrësi dhe një drejtoreshe spitali



