10 kandidatë i plotësojnë kriteret e MKRS-së për drejtor të Bibliotekës Kombëtare, tre refuzohen

22 mars 2024 | 09:28

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, duke u bazuar në nenin 44 të Ligjit nr. 0S/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, paragrafin 12 të nenit 39, në Ligjin e Punës nr. 03/L-212, nenet 80 dhe 81 dhe nenin 88 të Ligjit për Zyrtarët Publikë të Republikës së Kosovës nr. 08/L-197, Ligjin nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, Ligjin nr. 04/L-097 për Bibliotekat dhe Statutin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka njoftuar se, pas verifikimit të aplikacioneve nga kandidatët, prej 13 kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, dhjetë prej tyre i kanë plotësuar kriteret e konkursit, kurse tre të tjerë janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kriteret.

Konkursi për drejtor të bibliotekës “Pjetër Bogdani” ka qenë i hapur nga data 09.02.2024 deri me datë 09.03.2024.

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e MKRS-së ka njoftuar, po ashtu, se për vazhdimin e procedurave, për testin me shkrim dhe intervistë, kandidatët do të njoftohen me kohë. Ndërsa palëve të pakënaqura, pas verifikimit të aplikacioneve të tyre në konkursin për drejtor, u ka dhënë këtë këshillë juridike: “Kandidatët e pakënaqur me procesin e rekrutimit, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, kanë të drejtë ankese (30) ditë në Komisionin e Ankesave për Shërbyesit Publikë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, raporton gazeta “Epoka e re”.

Këta janë dhjetë kandidatët që i kanë plotësuar kriteret e konkursit për drejtor të Bibliotekës Kombëtare, radhitjen e të cilëve MKRS-ja e ka bërë sipas alfabetit:

 

1 03 Blerina Rogova – Gaxha RN00013269 RPC0006808

2 10 Bukurije Haliti RN00013269 RPC0006808

3 12 Defrim Gashi RN00013269 RPC0006808

4 09 Fazli Gajraku RN00013269 RPC0006808

5 08 Gjon Berisha RN00013269 RPC0006808

6 11 Murteza Osdautaj RN00013269 RPC0006808

7 05 Qazim Azizi RN00013269 RPC0006808

8 13 Samir Sallahu RN00013269 RPC0006808

9 02 Shefqet Gjocaj RN00013269 RPC0006808

10 04 Shukrije Rama RN00013269 RPC00068

 

Kurse kandidatët të cilët janë refuzuar janë këta:

1 01 Akif Shkreta RN00013269 RPC0006808

2 07 Flamur Maloku RN00013269 RPC0006808

3 06 Ismail Gagica RN00013269 RPC0006808

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Sanam Vakil / The Financial Times Në shtator të…