10 kandidatët më të votuar nga PDK-ja në Skenderaj, mungon Evgjeni Thaçi

21 shkurt 2021 | 01:20

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, duket se Skenderaj nuk i ka dhënë mbështetje të madhe mbesës së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kjo sepse Evgjeni Thaçi, nuk bën pjesë në top dhjetëshen më të votuar në këtë komunë.

Në listën të cilën e ka siguruar indeksOnline, shihet se kandidati më i votuar është Enver Hoxhaj, i cili ka siguruar 8778 vota. Pas tij është renditur me 5512 vota, Mërgim Lushtaku me numër 11.

Ndërsa 8 kandidatët për deputet që morën vota më shumë në Skenderaj janë:

Fadil Nura – 3507
Bedri Hamza – 3094
Ganimete Musliu – 2971
Bekim Haxhiu – 2821
Isa Hajdari – 2310
Blerta Deliu-Kodra – 1971
Mihane Kodra-Bekteshi – 1929
Donjeta Bytyqi – 1730

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Skenderajt ka marrë 72.29% të votave. Ndërsa në nivel vendi PDK është partia e dytë me 137. 722 vota

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rojat bregdetare italiane i kanë shpëtuar 45 imigrantë të cilëve…