10 mijë euro ilegalisht, policia kap një person në Vërmicë

06 tetor 2025 | 11:41

Në Vermicë, gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një automjeti që po hynte në Kosovë, një udhëtar ka deklaruar se nuk posedonte mjete monetare për deklarim, megjithëse, ndaj të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 10 mijë euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25 për qind e shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

“Dogana e Kosovës rithekson rëndësinë e respektimit të obligimeve ligjore nga të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare, duke rikujtuar se çdo shumë mbi 10 000 euro, e bartur në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet paraprakisht pranë zyrtarëve doganorë”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas operacionit, 36-vjeçares iu desh të mësonte përsëri të ecte…