10-shi i AAK-së, Agim Çeku: Gjithmonë me Amerikën dhe në krah të Amerikës

12 dhjetor 2025 | 00:19

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Gjenerali Agim Çeku, i cili garon me numrin 10 në listën zgjedhore të këtij subjekti për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ka deklaruar se të gjitha arritjet shtetërore të Kosovës janë të pandara nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Çeku theksoi se partneriteti me SHBA-të është orientimi i pandryshueshëm strategjik i AAK-së dhe i kryetarit Ramush Haradinaj.

“Liria, pavarësia dhe të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës janë të lidhura përjetësisht me Amerikën. Me Amerikën në krah edhe rruga jonë drejt NATO-s do të jetë më e shpejtë dhe më e sigurt. Prandaj partneriteti me Amerikën mbetet orientimi kryesor strategjik i Kryetarit Haradinaj dhe AAK-së!”, ka shkruar Çeku.

Ai kujtoi se gjatë karrierës së tij ushtarake dhe politike ka pasur mundësinë të takohet dhe bashkëpunojë me personalitete të larta amerikane. “Kam pasur fatin të takohem e bashkëpunoj me personalitetet më të fuqishme amerikane që kanë vulosur lirinë dhe pavarësinë tonë: me Presidentin Klinton, Sekretaren Ollbrajt, Sekretaren Rajs, Ambasadorin Hollbruk e shumë figura tjera. Zoti i bekoftë!”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës zyrtarisht iu bashkua iniciativës “Football…