
10 të vdekur dhe 511 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
26 tetor 2021
| 13:49
Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 511 raste të reja me Covid.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup – 247, Kumanovë – 54, Veles – 29, Manastir – 20, etj.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP) ka njoftuar për 497 pacientë të shëruar dhe 10 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin.