10 të vdekur nga Covid-19 në Gjermani

25 maj 2020 | 08:16

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani kanë vdekur 10 persona. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë shkoi në 8 257 persona që prej shënimit të rasteve të para në Gjermani, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 289 raste të reja të infektimeve dhe shifra e përgjithshme e të prekurve nga virusi i ri shkoi në 178 570 njerëz.

Gjermania është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të të infektuarve, por ka regjistruar shumë më pak viktima se Italia, Franca, Spanja dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë dhe ka premtuar se së shpejti do të lejohen edhe udhëtimet ndërkombëtare, varësisht nga situata e pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikundër çdo ngjarje tjetër, edhe falja për Festën e Bajramit…