10 vjet shtet, Thaçi falënderon ShBA-në, NATO-n dhe BE-në

18 shkurt 2018 | 16:04

Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi, gjatë organizimit të pritjes shtetërore me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), NATO-n dhe Bashkimin Evropian (BE) për të arriturat e Kosovës.

 “Kur kujtojmë se ku ishim para 20 apo edhe 10 viteve dhe ku jemi tani kemi çdo arsye që të jemi krenar. Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran e ka të qartë vizionin e saj për anëtarësimin në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi.

Shefi i shtetit ka theksuar se edhe në pjesën veriore të vendit do të funksionojë rendi dhe ligji.

Më tutje, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak pasi u lirua gazetarin Deniz Yucel, korrespondent i gazetës…