100 euro janë të pamjaftueshme, të rriten pagat

14 prill 2022 | 14:25

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se 100 euro janë pak për qytetarët e Kosovës.

Përpos kësaj, Tahiri ka thënë se Kosova e ka menaxhuar më së keqi ekonominë dhe pandeminë.

“Sa mirë e keni menaxhuar pandeminë, e tregon fakti që në Kosova dhe Bosnja, janë vendet e vetme të cilave nuk u pranohet certifikatat e vaksinave në Bashkimin Evropian. Kjo tregon sa mirë e kemi menaxhuar. S’ka vend në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka menaxhuar më keq ekonominë se Kosova. Mbylljen e shumta të bizneseve të vogla, largimin e shumë njerëzve nga puna”.

“Sa nuk dini të planifikoni e që s’keni strategji e tregon vendimi për ndarjen e 100 milionë eurove. 100 euro janë të pamjaftueshme. Paga duhet me u rritë. 100 euro në prill janë të pamjaftueshme me i mbuluar shpenzimet e qytetarëve të Kosovës. Silleni Ligjin e pagave. Kemi kërkesë nga sindikatat të kemi debat për ligjin e pagave dhe këto do t’i ngrisim javën që vjen”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda Pele vijon të luftojë me problemet me shëndetin teksa…