100 eurot nga qeveria, Deliu-Kodra i quan ‘lëmoshë elektorale’

22 maj 2026 | 11:27

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas vendimit të qeverisë në detyrë për ndarjen e një pagese prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve, pak ditë para zgjedhjeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka kritikuar këtë vendim, duke  thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë.

“Kryeministër, qytetarët e Kosovës nuk janë lypsarë – mos i trajto si të tillë! Kur një qeveri kujtohet për qytetarët vetëm pak ditë para zgjedhjeve, atëherë problemi nuk është te 100 eurot, por te mënyra si e sheh qytetarin. Kosovarët nuk kanë nevojë për lëmoshë elektorale. Kanë nevojë për paga dinjitoze, ekonomi të fortë dhe perspektivë që të rinjtë të mos e shohin largimin si zgjidhje”, ka shkruar ajo.

Deliu-Kodra ka shkruar se qytetarët, sipas saj, duhet të kenë më shumë dinjitet ekonomik dhe mundësi zhvillimi, duke theksuar se vota e tyre nuk mund të ndikohet nga masa të tilla financiare në prag të zgjedhjeve.

“Vota e qytetarëve të Kosovës ka më shumë vlerë se çdo tentim për ta blerë me para të momentit. Më 7 qershor, bashkë do t’i themi STOP krizës dhe do ta ndryshojmë Kosovën – në një vend me zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe…