100 prokurorë në mbrojtje të votës

06 tetor 2019 | 12:38

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se jemi duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”, është thënë në njoftimin për media.

Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, ka ftuar qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me…