101 aksidente trafiku gjatë kësaj jave

03 mars 2018 | 20:28

Kishte të lënduar dhe dëme materiale.

Gjatë kësaj jave tipike dimërore me të reshura bore në Kosovë ndodhën 101 aksidente trafiku.

Në polici thonë se nuk kishte asnjë viktimë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se janë bërë përpjekje që në rrugët e Kosovës edhe në kushte dimërore rrugët të jenë sa më përshtatshme për automjetet dhe kësisoj të evitohen sa më shumë pasojat në trafik.

Në muajin janar të këtij viti janë regjistruar 1278 aksidente trafiku në të cilat kanë humbur jetën gjashtë persona. Tregojnë të dhënat e policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur…