103-shi i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, takohet me 42-shin Nait Hasani: Faleminderit kryethemeluesve të UÇK-së

15 dhjetor 2025 | 18:29

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu, i cili në zgjedhjet e përgjithshme garon me numrin 103, është takuar me ish-themeluesin e UÇK-së dhe kandidatin tjetër për deputet nga PDK-ja, Nait Hasani, i cili garon me numrin 42.

Takimi u zhvillua gjatë protestës së organizuar nga OVL e UÇK-së, e mbajtur në Shkup. Në këtë protestë, përveç Qendrim Kryeziut dhe Nait Hasanit, morën pjesë edhe figura të tjera të njohura si Bajrush Xhemajli, Januz Mazreku, si dhe shumë qytetarë shqiptarë nga trevat e ndryshme.

Me këtë rast, Kryeziu ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj figurave themeluese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes që po merr nga ata.

“Faleminderit kryethemeluesve të UÇK-së! Përkrahja e vazhdueshme nga figurat themeltare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për kandidaturën time vetëm sa më inkurajon që ta mbroj edhe më me zell dhe me prioritet trashëgiminë dhe amanetin e tyre.

Nuk kam si të mos jem falënderues ndaj Nait Hasanit dhe Bajrush Xhemajlit, jetët e të cilëve janë shembull i përkryer i sakrificës për atdheun. Po ashtu, u ndava jashtëzakonisht i lumtur edhe nga mbështetja e Januz Mazrekut, njërit prej aktivistëve të devotshëm të pajtimit të gjaqeve”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri prej…