104-shi, Bekim Sopaj takohet kryetarin Aliu dhe kandidatët për deputetë të PDK-së në Ferizaj
15 dhjetor 2025
| 11:15
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, është takuar sot me kandidatët e tjerë të kësaj partie nga Ferizaj. Takimi u zhvillua në praninë e kryetarit të degës së PDK-së dhe kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Gjatë takimit u diskutua për angazhimet dhe prioritetet e fushatës zgjedhore, si dhe për koordinimin e aktiviteteve në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.
Bekim Sopaj në këto zgjedhje garon me numrin 104 në listën zgjedhore të PDK-së. Ai synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve të Ferizajt dhe të Kosovës në përgjithësi, me qëllim përfaqësimin e tyre në Kuvendin e Kosovës.




