104-shi i PDK-së, Bekim Sopaj në Neredime: Në Grykën e lavdisë dhe krenarisë kombëtare

21 dhjetor 2025 | 14:12

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, i cili në zgjedhje garon me numrin 104, ka zhvilluar një takim me banorët e Neredimes, nga të cilët, sipas tij, ka marrë mbështetje dhe besim për zgjedhjet e ardhshme.

Sopaj ka vlerësuar pritjen dhe angazhimin e qytetarëve të kësaj zone, duke e cilësuar Grykën e Neredimes si simbol të lavdisë dhe krenarisë kombëtare.

“Në Grykën e Neredimes, grykën e lavdisë e krenarisë kombëtare, me entuziazëm e energji të jashtëzakonshme, për Kosovën e zhvilluar e plot shpresë”, ka shkruar Sopaj.

Ai ka theksuar se takimet me qytetarët po e motivojnë edhe më shumë për të vazhduar angazhimin politik, duke synuar zhvillimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.

Në zgjedhjet e radhës, Bekim Sopaj kandidon me numrin 104 në listën e PDK-së.

#PDK130

#BekimSopaj104

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Sevillës…