104-shi i PDK-së viziton “Dardania Model”: Biznese të tilla janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 104 në listën zgjedhore, ka vizituar kompaninë prodhuese “Dardania Model” në fshatin Koshare të Ferizajt.
Gjatë vizitës, Sopaj u njoftua nga afër me punën dhe zhvillimin e kësaj kompanie, e cila së fundmi ka filluar eksportimin e shtëpive modulare nga druri, të dalluara për dizajnin unik dhe cilësinë e lartë të ndërtimit.
Aktualisht, “Dardania Model” numëron mbi 100 punëtorë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në punësimin e të rinjve dhe të rejave, si dhe në zhvillimin ekonomik lokal.
“Biznese të tilla janë shtylla e zhvillimit ekonomik të vendit. Me Qeverinë e Bedri Hamzës, këto biznese do të kenë mbështetje konkrete dhe lehtësira për t’u zhvilluar edhe më shumë. Bashkë. Përpara.”, ka deklaruar Sopaj.
Vizita e kandidatit 104 vjen në kuadër të angazhimeve të tij për të mbështetur prodhimin vendor dhe fuqizimin e sektorit privat si motor të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
#PDK130
#BedriHamza1
#BekimSopaj104



