PDK-ja në Gjakovë po bënë fushatë madhështore, Beqa: Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për të ardhmen që e meritojmë!

23 shtator 2025 | 13:56

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa i cili është edhe bartës i listës zgjedhorë për zgjedhjet e 12 tetorit, së bashku me kandidatin për kryetar komune nga radhët e PDK-së, Ervin Shabanin, dhe strukturat tjera të partisë kanë takuar banorët e Pjetershanit, Raçës, Moglicës dhe Kusarit, ku kanë shpalosur programin qeverisës të PDK-së për komunën e Gjakaovës. Ata janë pritur në mënyrë madhështore nga banorët lokal, ashtu siq po priten edhe nëpër lokalitete tjera. Kryetari Beqa ka kërkuar besimin e banorëve të këtyre fshatrave për listën zgjedhore të PDK-së, dhe për kandidatin për kryetar komune, Ervin Shabanin.

“Bashkë me Ervinin, Ndue Gjinin dhe strukturat e Degës së PDK-së në Gjakovë, u takuam me banorët e fshatrave Pjetershan, Raçë, Moglicë dhe Kusar, në një tubim madhështor ku ndamë vizionin dhe projektet konkrete për këtë rajon”, ka shkruar Beqa në njoftimin e tij.

Njoftimi i plotë i Hajdar Beqës:

Bashkë me Ervinin, Ndue Gjinin dhe strukturat e Degës së PDK-së në Gjakovë, u takuam me banorët e fshatrave Pjetershan, Raçë, Moglicë dhe Kusar, në një tubim madhështor ku ndamë vizionin dhe projektet konkrete për këtë rajon.

Me vendosmëri, besim dhe punë, jemi gati ta çojmë përpara zhvillimin e komunës sonë dhe fitoren e madhe të PDK-së!

Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim për të ardhmen që e meritojmë!

#maMirëpërGjakovën #PDK191 #ErvinShabani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beteja e opozitës ka hyrë në një fazë të re.…